Futboll Shqipëri Sport

DHUNA BARBARE/ Flet gjyqtari Hamiti: Në Kamzë më vranë, u godita nga Qarri

Eldorjan Hamiti ka rënë pre e një dhune barbare në Kamzë. U dhunua nga tifozë dhe drejtues të klubit, pas një ndeshjeje që përfundoi me rezultatin 1-1.
Ai deklaron se nuk ka asnjë peng në ndërgjegje, sepse penalltia ishte e pastër, madje ia ka pranuar edhe vetë portieri. Por ndërkaq thotë për “Panorama Sport” se në atë fushë dje është ndierë i vrarë: fizikisht, moralisht dhe profesionalisht.

Eldorjan, si jeni tani?

Jam më mirë. Kam dhimbje në kokë dhe në qafë, por mjekët më thanë se mund të rri në shtëpi.

A u qetësuan familjarët?

Po si mund të qetësohen kur të shohin ashtu “live” në televizor. Ishte padrejtësi e madhe, ishte një maskaradë. Unë kam gruan shtatzënë dhe një djalë të vogël 5 vjeç. E kuptoni ju, çfarë kanë përjetuar ata sot (dje) së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes?

Mos ndoshta tek aksioni i fundit që solli edhe penalltinë patën pretendime për faktin që ishin dy topa në fushë?

E kanë gabim pra, nëse mendojnë kështu. Topin në fushë e hodhën vetë kamzalinjtë dhe ai top nuk u përfshi as në aksion dhe as në dinamikën e ndeshjes. Jo gjithnjë mund të ndërpritet ndeshja kur hidhet një subjekt i palejuar në fushë, kur ai nuk ndikon në aksion. Topi nuk ishte as afër që të ngatërronte lojtarët. Por këto janë çështje teknike. Nuk ka argument që e justifikon atë sjellje barbare. Nëse u mërzitën për një top, atëherë po ua çoj unë dhjetë topa dhuratë dhe le t’u bien gjithë ditën… Po u çoj edhe gjithë fisin që të merremi vesh siç e meritojnë ata… Më vranë more në fushë, e kupton apo jo? Më gjuajtën si mundën, sa mundën, me çfarë kishin në dorë.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Rivaldo: Ky do të jetë sezoni i fundit për Messin tek Barcelona

Delo.autor

VAZHDON PËRGATITJET PËR DUELIN NDAJ CERRONE/ Habit McGregor: Kam 4 muaj që kam hequr dorë nga…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Europa League Manchester United-Astana, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment