Futboll Shqipëri Sport

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Reagon FSHF: Kamza të dënohet ekstremisht!

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Arbitri i ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti është goditur nga tifozët e ekipit vendas, pasi akordoi një penallti në minutën e fundit të kohës shtesë, e cila u kthye në gol nga miqtë duke u mohuar fitoren. Ishte minuta e 95 dhe Kamza ishte shumë pranë një fitoreje shumë të rëndësishme, pasi lufton për mbijetesën, por arbitri vërshëlleu për penallti në favor të Laçit pas për një faulli të portierit Ilir Avdyli  kundër njërtit prej lojtarëve të ekipit mik. Penalltia u shndërrua në gol nga Najdenov duke barazuar rrjetën e Plakut. Penalltia shkaktoi reagime të forta te tifozët e ekipit të Kamzës, të cilët hynë në fushën e lojës duke goditur arbitrin e takimit, Eldorian Hamiti.
Deklarata e FSHFFederata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Kamza-Laçi, e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sigurinë e garës së futbollit në Shqipëri.

FSHF prej muajsh ka kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare. Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet.

Ne dënojmë dhunën, si një fenomen qe jo vetëm cënon rëndë vërtetësinë e garës por edhe imazhin e lojës. Federata Shqiptare e Futbollit, dënon ashpër çdo akt dhune, që vjen nga tifozët, zyrtarët, futbollistët apo kushdo tjetër. Ne presim që të gjithë aktorët të bëjnë punën e tyre ashtu siç i kërkojmë komisioneve që të jenë ekstremisht të ashpër me ata që prishin imazhin, jo vetëm të lojës por edhe të futbollit shqiptar.

Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet. Në kushtet ku Shqipëria ndodhet e gjykojmë të pavend. Ky vendim i nxituar cënon rëndë mbarëvajtjen e garës më të ndjekur sportive në Shqipëri.

Related posts

E BUJSHME/ REALI mendon për “gangrenën”, madrilenët përgatiten për “pazar” në JANAR

Isa.Autor

KAOS TEK MILAN/ Merret vendimi përfundimtar për fatin e Maldinit!

Delo.autor

Kampionët e vitit 2018

Delo.autor

Leave a Comment