Futboll Kategoria Superiore Sport

SPEKTAKËL DHE BARAZIM NË VLORË/ Flamurtari e Krutanët ndajnë pikët, Ekipi i Devollit shpreson mbijetesën

Ndeshja e fundit e javës së 24-t në Superiore, mes Flamurtarit dhe Kastriotit, u mbyll në barazim 1-1. Një pikë e merituar për të dyja skuadrat. Ishte ekipi i Dajës, që pas një gjysmë ore të ekuilibruar, gjeti golin e parë me Sukajn, në një gol me kokë, pas asistimit nga Kotobelli.

Sukaj u mundua sërish në fundin e pjesës së parë për të mbyllur ndeshjen, por pa tundur sërish rrjetër. Më pas, me fillimin e pjesës së dytë, Kastrioti u duk shumë kërkues, dhe pas disa aksioneve radhazi, golin e gjeti Marku në minutën e 54-t me kokë.

Flamurtari u mundua të reagonte sërish, por Çekrezi në disa raste u tregua vendimtar. Me këtë barazim, Flamurtari shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Kastrioti i parafundit, me 21 pikë.

Related posts

NJË JAVË NGA “EL CLASICO”/ Flet “Jashtëtokësori”: Pres një Real Madrid shumë të fortë…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

PORTO-MILAN/ “Kuqezinjtë” do të tentojnë maksimumin për të fituar këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment