Futboll

“DO T’IU ÇOJMË NË SPITAL!” Tifozët e ish-ekipit të “Pleshtit” e kthejnë në “kasaphanë” (FOTO+VIDEO)

“Jugadores, jugadores, no se los decimos más, si nos ganan los de Mitre los mandamos al hospital”. E përkthyer… “Futbollistë, futbollistë, nuk do t’iua themi më. Nëse na mundin ato të Mitre, do t’iu çojmë në spital!”. Ishte paralajmërim, por askush nuk e morri seriozisht. Të paktën, jo futbollistët e Newell’s Old Boys, që u mundën 1-2 brenda fushe duke u eliminuar në Kupën e Argjentinës nga një ekip gjysmëprofesionist.

Rezultati? Pushtim fushe nga tifozët vendas dhe përleshje me policinë, duke i hedhur gjithçka ishte e mundur: plumba gome, letër higjenike, madje edhe një bide. Ndërhynë zjarrfikësit për t’i shpërndarë me ujë, por nuk shërbeu për asgjë.

Ndeshja u ndërpre dhe humbja në tavolinë ishte e pashmangshme.

Trajneri Hector Bidoglio paraqiti dorëheqjen por klubi nuk e pranoi.

Related posts

Shkarkimi i Contes i kushton Chelseat humbjen e 10 milionë eurove

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Newcastle nuk ndalet me përforicmet, objektivi i ri kushton 100 milionë euro

Delo.autor

CHAMPIONS/ Trajneri i Young Boys KËRCËNON Juven: Do të luajmë njësoj si…

Isa.Autor

Leave a Comment