Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK JUVENTUSI/ Politikani italian sponsorizon transferimin e Kean në…

Ka rrëmbyer të gjithë shkëlqimin mbi vete, te Juventus dhe te përfaqësuesja e Italisë, Moise Kean është ylli i talentuar i bardhezinjve që ka pushtuar të gjithë titujt kryesorë të gazetave dhe portaleve sportive nëpër Europë.

Aq bujshëm është prezantuar këto javët e fundit Kean sa që ka vënë në dyshim të ardhmen e tij te Juventus, për shkak të aktivizimit të reduktuar nga trajneri Max Allegri gjatë këtij sezoni.

Nënsekretari i Shtetit të Italisë, Giancarlo Giorgetti, që preferon të shohë Kean të luajë më shumë, ka propozuar që sulmuesi italian të transferohet në Premier League, për të luajtur me ekipin e preferuar të politikanit, Southampton.

“E kam ndjekur për dy vite. E kam rekomanduar te Southampton, sepse mendoj se ai ka fizikun për në Premier League”, deklaroi Giorgetti për ANSA.

Kean 19-vjeçar është aktivizuar në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Juventus këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe asistuar në 1 tjetër, ndërkohë që konkretisht Southampton renditet në vend të 16-të në Premier League.

Related posts

SKANDAL ME “PULLË TË KUQE” NË RUSI/ Sulmuesi Dzyuba shikon ish-të dashurën në tv dhe nuk… përmbahet (VIDEO)

Delo.autor

Çështja “Skënderbeu”, Daja “sherr” me ish-drejtorin e Partizanit: Raporti është bosh!

Q.Autor

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ Tifozët çek provokojnë “Dardanët”, ja atmosfera në Plzen (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment