Futboll Sport

Duka radhit kandidatët për stolin kuqezi: Ja sa paguhet trajneri i Kombëtares

Shqipëria i mbylli dy ndeshjet e para të Grupit H eliminator të Euro 2020 me një humbje dhe një fitore.

Disfata 2-0 me Turqinë në “Loro Boriçi” nuk kaloi pa pasoja, teksa presidenti Duka shkarkoi trajnerin Christian Panucci.

Me Ervin Bulkun si trajner emergjence, kuqezinjtë fituan në transfertën e Andorrës me rezultatin e pastër 3-0.

Pasi kanë përfunduar këto dy takime, kreut të FSHF-së i ka dalë si detyrë të emërojë trajnerin e ri.

Pikërisht për të folur për këtë temë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Opinion”.

“Kam kontaktuar me Edi Rejën pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, por jo për të qenë ai domosdoshmërish trajner i ekipit tonë kombëtar.

Me Besnik Hasin kemi patur më parë negociata, por ai në atë periudhë zgjodhi Anderlehtin.

Sa për Donadonin, është një prej kandidatëve dhe nuk e përjashtojmë si alternativë, ndërsa me De Biasin, nuk besoj se do të ketë një ribashkim.

Trajneri i ekipit tonë kombëtar paguhet 200-250 mijë euro, ndaj nuk mund të pretendojmë një trajner të madh”, theksoi Duka.

Related posts

Rusi 2018, këta janë lojtarët që vlejnë më pak

Sadik.Autor

UEFA VENDOS, TIRANA SHMANG CRVENA ZVEZDËN/ Rrezikohen dy kundërshtarë të frikshëm

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ 400 mijë euro ofertë nga klubi i Serisë A për Muçin, por Halili refuzon

Delo.autor

Leave a Comment