Futboll Premier League Sport

REALIZON ËNDRRËN/ Ylli i Anglisë lë Tottenhamin dhe braktis futbollin për…

Harry Kane mund të lërë Tottenham, madje edhe më keq akoma. Ylli i Anglisë mund të ndryshojë edhe sport, ndonëse duke mbetur te futbolli, jo ai i mbretëreshës, por ai amerikan.

Bëhet fjalë për një ëndërr në sirtar që konfirmohet nga vetë Harry Kane në një intervistë për “ESPN”. “Është e vërtetë. Është diçka që dua absolutisht ta provoj ta bëj pas 10 ose 12 vjetësh. Nëse luan në Premier League, në Kupën e Botës dhe pastaj në NFL mund të konsiderohesh një prej sportistëve më mirë që kanë ekzistuar ndonjëherë”, konfirmoi ylli i Spurs-ave.

“Tom Brady më ka frymëzuar gjithmonë sepse kemi patur një karrierë të ngjashme. Kanë dyshuar te ne kur ishim të rinj, mbase të vegjël nuk ishim më të mirët”, tregoi lideri i përfaqësueses së Anglisë.

“Gati askush nuk mendonte se ai mund të fuqizohej dhe të luante në NFL, ndërsa ai u shndërrua në më të mirin e të gjitha kohërave. Kjo në atë kohë më bëri të kuptoj se gjithçka është e mundur, nëse ke besim në vete dh eke uri për t’ja dalë”, deklaroi Kane.

Related posts

NJË DJALOSH I RRITUR ME ËNDRRA TË MËDHA/ Historia e Marash Kumbullës, shembull dhe krenari për talentet shqiptare

Delo.autor

PAS 10 SEZONESH/ Dibra largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë: Falenderoj klubin dhe…

Delo.autor

VAZHDON ME SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Manchester City mposht Tottenham, askush si Gundogan në 26 vitet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment