Futboll Seria A Sport

“BLUTË E LONDRËS” NUK HEQIN DORË/ Napoli i vendos çmim të ri Hysajt, Chelsea është gati të paguajë

“Kam folur me lojtarin dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu”-ishin këto fjalët e Carlo Ancelottit pak ditë më parë, i pyetur për Elseid Hysajn. Edhe agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, deklaronte pak a shumë të njëjtën gjë pak ditë më parë, ndonëse deklaratat e tij kanë qenë shpesh kontradiktore.

Mirëpo, pavarësisht gjithë “telenovelës” së prodhuar deri më tani, mediat kanë arritur të zbardhin informacione që kanë rrjedhur nga Napoli.  Mediat kanë zbuluar se Çelsi nuk heq dorë nga blerja e kartonit të Hysajt, teksa palët mund të jenë duke parë një mundësi për marrëveshje.

Drejtuesit e skuadrës londineze kërkojnë që të plotësojnë dëshirën e Maurizio Sarrit, për të afruar në skuadër mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysajn. Ajo që kanë zbuluar mediat  është fakti që Napoli mund të bëjë lëshime në drejtim të kaluzolës.

Aktualisht, skuadra e Serisë A, kërkon 50 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar. Mirëpo kjo vlerë mund të ulet deri në 35 milionë euro. Kështu  shifra e re nuk do të ishte e papërballueshme nga Çelsi dhe Maurizio Sarri do të blinte një nga lojtarët e tij të preferuar në dhjetë vitet e fundit. Tashmë pritet të konfirmohet ky zhvillim i ri, që mund ti japë dritën jeshile transferimit të Elseid Hysajt.

Related posts

ISHTE SKANDAL/ NAPOLI u shkatërrua nga LIVERPOOLI, HYSAJ e ka “pisk” me…

Isa.Autor

Përballje titanësh, zbulo super ndeshjet që do luhen gjatë muajit shkurt

Q.Autor

Efekti Abidal, miraton lëvizjen e parë te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment