Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT ARGJENTINAS/ Pochettino: Nuk ndiej se kam humbur trenin e duhur për…

Emri i Mauricio Pochettino është lakuar disa herë gjatë muajve të fundit si trajneri i duhur për të drejtuar Real Madrid. Por pas rikthimit të francezit Zinedine Zidane në stol shanset që trajneri argjentinas të drejtojë skuadrën “los blancos” janë shuar. Gjithsesi, Pochettino, trajneri aktual i Tottenham, nuk është dakord me këtë gjë. Ai shprehet se është ende një kandidat i fortë për të drejtuar skuadrën “merengues”.

Pochettino ka drejtuar edhe më parë në Spanjë, ekipin e Espanyol, ndërkohë që emri i tij së fundi është përmendur edhe si kandidat për të drejtuar Manchester United. “Nuk ndiej se kam humbur trenin e duhur për të drejtuar ekipin e Real Madrid. Unë jam i lumtur aktualisht te Tottenham, kam një kontratë 4-vjeçare dhe kam ndërmend ta respektoj. Thashethemet mbeten të tilla dhe do të jenë pjesë e punës time edhe në të ardhmen”, tha Pochettino.

“Mund të them se 90% e gjërave që shkruhen në media janë lajme të rreme. Real Madrid është një ekip i madh dhe jam krenar që më përmendin si trajner. Në një të ardhme gjithçka mund të ndodhë, unë kam shanset e mia”, tha Pochettino. Tottenham është aktualisht në vendin e tretë në Premier League dhe është kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League.

Related posts

NAPOLI FRIKËSON TRAJNERIN E “KATALANASVE”/ Setien: Do të kenë një avantazh të madh

Delo.autor

Costa flet për të ardhmen e Griezmanit

Sadik.Autor

JO VETËM BARCELONA/ Një tjetër ekip interesohet për Lautaro Martinez

Delo.autor

Leave a Comment