Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United nuk ndalet me goditjet, arrin akordin me yllin e “Los Blancos”…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle! Mançester Junajtid është vetëm një hap larg mbrojtësit të Realit, Rafael Varan. Mbrojtësi 28-vjeçar, i skadon kontrata me madrilenët në vitin 2020, teksa i ka dhënë “ok”-in “Djajve të Kuq”.

Mësohet se palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare. Pengesa kryesore për momentin, është gjetja e akordit mes klubeve për anën financiare. Reali kërkon 60 milionë euro, ndërkohë që Junajtid ofron 45 milionë euro.

Vlen të theksohet se disa ditë më parë skuadra e drejtuar nga Solskjaer, arriti marrëveshjen me yllin e Dortmundit, Sanço, i cili në këtë sezon të ri do të veshë fanellën e “Djajve të Kuq”.

Ndërkohë për sa i përket Realit, pas Serxhio Ramosit, klubi prestigjioz spanjoll, rrezikon të humbasë një tjetër titullar në mbrojtje, duke krijuar kështu boshllëqe të mëdha në repartin difensiv.

Related posts

Torino eliminon Romën nga Coppa Italia

Delo.autor

Shqipëria, dy ndeshje miqësore me Kosovën. Trajneri Memushaj zbulon listën

Sadik.Autor

‘Telenovela Sanchez’, Liverpool rivalizon Cityn dhe United

Q.Autor

Leave a Comment