Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Dhuratë për tifozët, Tirana ul çmimet e biletave për Derbin dhe gjithë sezonin

Tirana-Dinamo, ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, do të luhet në “Air Albania” ditën e enjte duke filluar nga ora 19:45. Bardheblutë duan të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë në Kupë dhe i kanë kërkuar një nder FSHF-së që ndeshja të luhet tek ish-”Qemal Stafa”.

FSHF ka dhënë OK-in dhe Tirana që paraditen e së martës ka nxjerrë në shitje biletat për takimin mes Dinamos dhe Tiranës. Sfida më e rëndësishme e kësaj faze ishte programuar të zhvillohej të mërkurën në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, por ky takim do të spostohet me një ditë më pas, pasi do të luhet ditën e enjte në orën 19:45 në “Air Albania”. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e vet në rrjetin social “Facebook” ku shkruan gjithashtu se të gjithë tifozët që dëshirojnë që ta shohin nga pranë këtë takim biletat mund t’i gjejnë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

BILETAT – Tirana gjithashtu ka vendosur që të ndryshojë politikën e biletave, duke i ulur për ndeshjen me Dinamon, por vetëm. Politika e re e bardhebluve është afrimi me tifozët dhe klubi ka menduar për çmime mëtë favorshme. Tribuna do të jetë 3000 dhe 2000 lekë, ndërsa ajo përkarshi 800 lekë. Shkurt, përgjysmim. Anësoret do të jenë 400 lekë njëlloj me tribunën mike.

Tirana ka vendosur që këtë politikë çmimesh ta mbajë për gjatë gjithë sezonit për të afruar sa më shumë tifozë në stadiume që të gjithë të gëzojnë me bardheblutë dhe të mos shpenzojnë shumë. Kujtojmë se Tirana për momentin është skuadra që ka më shumë ndjekës në shkallët e stadiumit dhe që biletat i ka një burim të mirë të ardhurash.

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ Regji “Hollywoodi” për “El Clasicon”, ja sekretet e transmetimit në TV

Delo.autor

Yjet e pranishëm në debutimin e Gianluigi Buffon (FOTO)

Sadik.Autor

“PLESHTI” THEU REKORDIN E LEGJENDËS PELE/ 644 birra speciale për 644 gola. Ja ideja gjeniale për të festuar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment