Futboll Sport

E PABESUESHME NË MALAJZI/ VAR edhe në një ndeshje futbolli lagjesh (VIDEO)

Dy porta të bëra me gurë, një top, dy skuadra, një gjyqtar… dhe VAR!!! Mund të duket e pabesueshme por një video argëtuese, që po bën xhiron e botës, vjen nga Malajzia.

Në një ndeshje futbolli lagjesh, ashtu si dikur në Shqipëri, shihen disa fëmijë që luajnë me top në rrugë. Gjithsesi, ata i janë përshtatur kohës dhe ndryshe nga dikur, fëmijët e sotëm përdorin teknologjinë dhe më saktësisht VAR-in.

Një televizor i vendosur me një stol anash rrugës ka shërbyer si ekran dhe “gjyqtari”, pasi sheh pamjet televizive jep… penallti. Duket se koha ecën edhe për futbollin në rrugë.

Related posts

Shtohen hallet për Spalletin/ Dëmtohet edhe Borja Valero

Sadik.Autor

Sot vendimi/ Skënderbeu sytë nga UEFA, por ka shkelje proçeduriale

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Juventus mposht me përmbysje Lazio-n dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment