Futboll Seria A Sport

Kolonia kroate te INTER rrezikon “përçarjen”, vijnë sinjale nga Anglia për nënkampionin e botës

Inter po mundohet të konsolidojë sa më shumë koloninë kroate në ekip, duke kërkuar prej disa ditësh blerjen e bujshme të Luka Modriç nga Real Madrid.

Megjithatë zikaltërit duhet të bëjnë kujdes pasi lojtarët që tashmë kanë në ekip nga kombëtarja nënkampione e botës janë vënë në qendër të vëmendjes edhe nga skuadra të tjera Europiane. Së fundmi është Ivan Perisiç ai që është “shigjetuar” nga Manchester United në Angli, me “djajtë e kuq” që po konsiderojnë bërjen e një oferte zyrtare për mesfushorin.

Perisiç u shpreh pak kohë më parë se ndihet mjaft mirë në Milano, megjithatë ai e la të hapur mundësinë e lëvizjes në ndonjë ekip tjetër nëse do të vinte oferta e duhur.

 

Related posts

JASHTË FUSHËS PËR DISA JAVË/ Bare pëson dëmtim

F.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi francez refuzon rinovimin me Marseille në fundin e sezonit, Milan ndjek me interes lojtarin

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Chelsea përmbys Sheffield me “POKER”, shkon 1 pikë larg kreut

Delo.autor

Leave a Comment