Futboll La Liga Sport

EKZEKUTOI NJË GODITJE DËNIMI/ Dështimi i “Pleshtit” në ence nuk është rastësi, zbulohet kurthi i bllokadës (VIDEO)

Nuk është më një rastësi që Lionel Messi nuk shënon gola nga goditjet e dënimit, madje edhe kur ato janë të vendosura në pozicionin e preferuar nga ylli argjentinas i Barcelonës.

Rasti më flagrant është ai i ndeshjes së të shtunës mbrëma ndaj Rayo Vallecano, e fituar nga katalanasit me rezultatin 3-1. Lionel Messi ekzekutoi një goditje dënimi, në pozicionin e preferuar të tij dhe me stilin e konsoliduar si të suksesshëm, por çuditërisht topi u ndal nëpërmjet skemës mbrojtëse të kundërshtarit.

Ishte mbrojtësi i Rayo Vallecano, Alex Moreno ai që bëri lëvizjen që shtangu të gjithë dhe njëkohësisht ndali përpjekjen e argjentinasit të Barcelonës. Mbrojtësi i Rayo Vallecano ishte pranë murit dhe në momentin kur Messi do të ekzekutonte goditjen e dënimit, Moreno nxitoi drejt portës, duke larguar me kokë topin e goditur nga “Pleshti”.

Një stil mbrojtës ky, që sikurse raporton “AS” është aplikuar më parë ndaj Barcelonës dhe Messit edhe nga Athletic Bilbao.

Related posts

LIVE/ Partizani-Tirana: Bardheblutë me FAT, traversa i mohon golin Asanit në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

“JE M*TI I QYTETIT TONË!” Tifozët e Lecces turpërojnë trajnerin Conte me një banderolë (FOTO)

Delo.autor

Igli Tare gati për goditjen e rradhës, në shënjestër lojtari i Valencias

Sadik.Autor

Leave a Comment