Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME TRIPLETËN E STERLING/ Guardiola: Unë tek Juventus? Vetëm nëse ndodh…

Manchester City ka fituar 3-1 ndaj Watford në Etihad falë tripletës së Raheem Sterling në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, këto ishin fjalët e trajnerit Pep Guardiola: “Është etapa finale e sezonit kështu që çdo ndeshje është e rëndësishme. Kishim tre muaj që prisnim të ishim në krye të kampionatit dhe tani duhet të fokusohemi për të fituar ndeshjet tona.”

“Më vjen keq nëse goli i parë ishte pozicion jashtë loje, por ne e merituam fitoren. Ndaj Liverpool, Watford u mundua të bënte presing, por sot ata kishin 11 lojtarë në zonën e tyre. Nuk kishte hapësira, por i gjetëm dhe krijuam shumë mundësi.”

“Fitorja e sotme nuk ishte me fat. Këtu janë shumë njerëz që po punojnë për të përsëritur sezonin e kaluar. Nëse e fitojmë, do të jetë për shkak të punës së madhe dhe jo fatit.”

“Unë tek Juventus? Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time kështu që një largim i imi është i pamundur, vetëm nëse më shkarkojnë,” shprehet Guardiola për gazetarët.

“Do të qëndroj edhe dy vite këtu, mbase edhe më shumë. Nuk do të shkoj tek Juventus në dy sezonet e ardhshme.”

Related posts

MBAPPE I BËN “GOL” PDG/ Fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

F.autor

Totenhemi nuk fitonte prej shumë vitesh në “Stamford Bridge”

Sadik.Autor

MANCINI I KRAHASOI UELLSIANËT ME STOKE CITY/ Gareth Bale ironizon: Kurrë nuk e kam ditur që…

Delo.autor

Leave a Comment