Futboll La Liga Ndeshjet Live

“EL CLASICO”/ “Bernabeu hesht” në 45 minutat e para, vendos Rakitic (VIDEO)

Pjesa e parë e Real Madrid-Barcelona, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të La Liga-s, është mbyllur në avantazh 1-0 në favor të katalanasve.

Ka qenë Rakitic që ka zhbllokuar takimin në minutën e 26-të duke finalizuar një aksion perfekt të miqve me një goditje të bukur parabël që ka nxjerrë jashtë loje portierin e madrilenëve, Thibaut Courtois.

Ndërkohë, në minutën e 2-të të ndeshjes, më saktësisht në 01’29”, Sergio Busquets është ndëshkuar me karton të verdhë, duke u bërë lojtari që ndëshkohet më shpejt në një “Clasico” të La Liga-s që nga sezoni 2005/06.

Gjithashtu, ky është kartoni më i shpejtë i marrë nga lojtari në ndeshjet e luajtura në La Liga në karrierën e tij.

45 minutat e para janë mbyllur me një përplasje kokë më kokë mes Sergio Ramos-it dhe Leo Messi-t.

Related posts

SUPERIORE/ Zbulohen arbitrat në javën e fundit, ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

Delo.autor

Trajneri GEGA nuk ndalet as në ditën e derbit, Partizani zbret në fushë para supersfidës

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ SITIT/ Konte fjalë lamtumire: Më mungon familja, ajo që i ndodhi Vialit…

F.autor

Leave a Comment