Futboll Seria A Sport

“TRADHTIA E ANDREA AGNELLIT/ Kujtimet e presidentit të Juventusit lidhen me “Kuqezinjtë”, ja deklarata

Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, në prag të dy përballjeve shumë të rëndësishme të bardhezinjve me Napolin në Seria A dhe me Atletico Madrid në Champions League, ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s.

Në fjalën e tij kreu i klubit juventin ka nominuar futbollistin e tij të preferuar, sikurse dhe ka kujtuar dy ndeshjet që sipas tij janë më të rëndësishmet dhe njëra prej tyre nuk është e bardhezinjve, por rivalëve të Milan.

“Futbollisti që kam admiruar më shumë ka qenë Montero. Kur luaja vetë futboll isha mbrojtës dhe jo gjithmonë i mirë, por tentoja të inspirohesha nga ai”, tregoi Agnelli.

“Ndeshja europiane që kujtoj me më shumë kënaqësi? Gjysmëfinalja e Champions në vitin 1997, kur Juventus fitoi 2-1 kundër Ajax. Gjithashtu edhe fitoren 4-0 të Milan ndaj Barcelonës në 1994. Ishte një ndeshje e paharrueshme për futbollin italian dhe jo vetëm”, vijoi presidenti bardhezi.

“Golat më të bukur? Mes atyre që kam parë është padyshim ai i Van Basten, me Holandën kundër ish-Bashkimit Sovjetik në Europianin e vitit 1988, bashkë me roveshatën që Cristiano Ronaldo shënoi kundër nesh vitin e kaluar”, deklaroi numri 1 i Juventus.

Related posts

E BUJSHME/ JUVE do “MAGJIKUN” e BAYERNIT, angazhon agjentin e RONALDOS

Isa.Autor

Kevin-Prince Boateng: Ky, trajneri perfekt për të drejtuar Bayern Munich

Q.Autor

U AKUZUA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Conor McGregor lirohet nga burgu në Korsikë, ja ç’thotë prokurori

Delo.autor

Leave a Comment