Futboll Sport

EPISOD I SHËMTUAR TEK RANGERS/ Kapiteni i ekipit të Grezdës “kapet për fyti” me tifozin (VIDEO)

Kapiteni i Rangers, James Tavernier u bë protagonist i një episodi të shëmtuar në ndeshjen Hibernian-Rangers. Lojtari ishte duke marrë topin në anësore të fushës kur një tifoz kalon rrethimin dhe tenton t’i largojë topin. Kjo nuk i pëlqen mbrojtësit, i cili konfrontohet fizikisht me tifozin.

Skena nuk zgjati shumë sepse policia ndërhyri menjëherë duke e neutralizuar dhe arrestuar tifozin që invadoi fushën në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në përfundim ndeshja u mbyll në shifrat 1-1 dhe Rangers i Grezdës dhe Gerrard pothuajse humbet të gjitha shanset në luftën për titull me Celtic që është 7 pikë para dhe me një ndeshje më pak.

Related posts

ZYRTARE/ Teuta konfirmon të ardhmen e Shkëmbit, ja vendimi që merr

Delo.autor

FLET PËR SFIDËN DHE TË ARDHMEN E TIJ/ Gattuso sqaron: Do të vazhdoj punën time, por klubi…

Delo.autor

PLAS NË SFIDËN ELIMINATORE CHAMPIONS/ Tifozët e Cervena Zvezdës rrihen brutalisht mes tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment