Futboll Ligue 1

Pastore: Nuk e di nëse do të qëndroj, varet çfarë do klubi

Javier Pastore kërkon sqarime nga PSG. Trekuartisti argjentinas rikthehet të flasë për të ardhmen e tij dhe mundësinë e largimit nga parizienët në përfundim të sezonit. Pasi ngriti lart trofenë e Kupës së Ligës, pasi PSG mposhti 3-0 Monacon, mesfushori u shpreh:

Mendoj vetëm të luaj futboll, të fitoj trofetë që më mungojnë. Nuk është ky momenti i duhur për të folur për për merkaton.

A është ky një nga trofetë e fundit që fitoj këtu? Është e mundur. Kam edhe një vit kontratë, të shohim çfarë do të ndodhë.

Do të flas me klubin për të kuptuar çfarë dua unë dhe çfarë duan ata. Do të vendosim në fund të sezonit, jo tani. Nëse Parisi do që unë të qëndroj, s’kam pse largohem.”

Për Pastoren pati interesim nga Interi gjatë merkatos së janarit, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e tij në Milano. Ndoshta kjo do të ndodhë gjatë merkatos së verës.

Related posts

“MË KËRKOI FRANCA, POR ZGJODHA TË LUAJ PËR BELGJIKËN”/ Flet Eden Hazard: Ëndrra ime ishte të luaja me…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ministri Italian i Sportit përcakton datën: Ja kur do të rifillojë Seria A

Delo.autor

Atalanta pranë marrveshjes me portierin e njohur, Etrit Berisha në rrezik

Sadik.Autor

Leave a Comment