Futboll La Liga Sport

ËSHTË HEROI I 3 CHAMPIONSVE RADHAZI/ Zbulohet paga e Zidane, ja sa përfiton nga kontrata e re

Zinedine Zidane u rikthyer pas 10 muajsh te Real Madrid, tashmë me status tjetër. Është heroi i tre Champions-ve të fituar radhazi dhe imazhi i tij si trajner është krejt tjetër.

“El Confidencial” ka hedhur dritë për herë të parë në lidhje me pagën që Zidane do përfitojë në kontratën e re me “Los Blancos” deri në vitin 2022.

Paga neto do të jetë 12 milionë euro dhe një seri bonusesh do jenë për francezin, që do e rrisin pagën e tij deri në fund të kontratës. Të ardhurat e tij do të ndikohen edhe në bazë të rezultateve që do të arrijë përgjatë këtyre tri viteve si trajner.

Florentino Perez kishte arritur marrëveshjen me Jose Mourinho, por reagimi i lojtarëve bëri që portugezi të mos rikthehet në Madrid. Për të ishte programuar një pagë pothuajse sa dyfishi i Zidane, teksa tek Manchester United “Special One” përfitonte 20 milionë euro në sezon.

Një tjetër kuriozitet që ka zbuluar media spanjolle është se Zidane e filloi karrierën si trajner tek të rinjtë e Real Madrid me 2.5 milionë euro në sezon, kur fitoi Champions-in numër 11 për Real-in paga i shkoi në 5.5 milionë euro, ndërsa kur u largua ishte 7.5 milionë.

Në katër vite si trajner Zidane ka shkuar nga 2.5 milionë në 12 milionë euro pagë si trajner.

Related posts

Mësoni se kur do të hidhet shorti i Europa League. Ja çfarë duhet të dini

Delo.autor

Juventus nuk beson te talenti, e shet për 20 milionë Euro

Isa.Autor

U duk sikur ishte “VIKTIMË”/ Shikoni se si Mc GREGOR GODET kushëririn e Khabib (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment