Futboll La Liga Sport

REAL MADRIDI BËN BLERJEN “GALAKTIKE”/ Perez ka gati 250 milionë euro për pasuesin e CR7…

Real Madrid është në kërkim për një blerje galaktike për merkaton e verës, parësor është afrimi i një numri “7”, të cilin Crisitano Ronaldo e la bosh pas largimit.

“Don Balon” ka bërë me dije se Mariano Diaz do largohet në verë dhe Florentino Perez, së bashku me Zidane po përgatisin të gjitha format për të marrë Kylian Mbappe nga PSG. Pista Neymar ka rënë me francezin trajner të “Los Blancos” dhe 21-vjeçari shikohet si zgjidhja ideale.

Real Madrid ka përgatitur ofertën prej 250 milionë euro dhe 28 milionë euro pagë në sezon, sipas medies spanjolle janë të mjaftueshme.

Gjithsesi PSG nuk mund ta lërë të largohet kaq lehtë lojtarin që premton të jetë më i madhi pas epokës Messi-Ronaldo. Përcaktues do të jetë vullneti i Mbappe, i cili e ka deklaruar se ëndërron të luajë në Madrid dhe tashmë e ka të qartë se projekti i kampionëve të Francës nuk është i duhuri për të.

Sulmuesi francez kërkon që të kapë majat e futbollit dhe për këtë ka nevojë për një projekt si ai i Real Madrid, një ligë të fortë si La Liga dhe jo si Ligue 1. Për këto arsye “Don Balon” bën me dije se Mbappe do kërkojë ta lënë të lirë të kalojë në Madrid dhe PSG do arkëtojë 250 milionë euro.

Related posts

“BALCKOUT” NË PREMIER LEAGUE/ Ja pse vetëm amerikanët mund të shohin ndeshjet e “Të Kuqve” dhe Manchester Cityt

Delo.autor

SKANDAL TRUKIMESH NË ITALI/ Policia arreston 3 persona mes tyre edhe një futbollist, ja emri

Delo.autor

“I MUNGON EKUILIBRI EDUKATIV”/ Cobolli Gigli shuan ëndrrat e tifozëve dhe kritikon yllin e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment