Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT/ Solskjaer do largojë dështakun e “Djajve të Kuq”…

Alexis Sanchez do largohet në formë huazimi në fund të këtij sezoni sepse ai nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas tabloidit “The Sun”, norvegjezi po pret derisa të emërohet trajner me kontratë afatgjatë te United dhe pikë së pari do kërkojë që Sanchez të gjejë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm. Mësohet se trajneri ka kërkuar që sulmuesi të shitet, por ky opsion është refuzuar nga kiliani, i cili ua ka bërë të qartë drejtuesve se do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij.

Sanchez kaloi në janar të vitit 2018 nga Arsenal te United dhe ka kontratë 4+1 vjeçare dhe përfiton 25 milionë paund në sezon. Është pikërisht paga e lartë e tij që e vështirëson shitjen e kilianit sepse asnjë klub nuk ofron kaq para për një lojtar që më shumë ka qëndruar në stol dhe vuan nga dëmtimet.

Related posts

UEFA PUBLIKON “TOP 11″/ Nga Donnarumma tek Lukaku, njihuni me formacionin më të mirë të “EURO 2020″…

Delo.autor

Po e kërkon e gjithë Europa, djali i Patrick Kluivert: Ja skuadra që kam në zemër

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment