Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Frankfurt triumfon në “San Siro”, Arsenal përmbys dhe kualifikohet

Eintracht Frankfurt ka mposhtur 1-0 Inter në San Siro duke eliminuar zikaltrit nga Europa League. Frankfurt në një farë mënyre ka shpëtuar nderin e Gjermanisë, pasi mbetet skuadra e vetme që vazhdon të luajë në një kompeticion europian. Ishte goli i Jovic që në minutën e 6’ që vendosi takimit. Frankfurt kishte mundësi të tjera për ta zgjidhur ndeshjen më herët, teksa Inter e ka pasur shumë të vështirë të krijojë mundësi shënimi. Një zhgënjim për Inter që tani i ka mbetur vetëm kampionati.

Arsenal ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit. Pasi u mposht 3-1 nga Rennes në Francë, skuadra e Emery ka përmbysur 3-0 në Emirates dhe avancon në çerekfinale. Një rezultat i madh për Topçinjtë, pasi dukeshin të eliminuar. Ishte Aubameyang ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Maitland-Niles të dyfishonte. Pas pushimit, Auba vendosi kualifikimin me golin e tij të dytë.

Villarreal nuk e ka diskutuar kualifikimin, duke fituar 2-1 në shtëpi ndaj Zenit. Spanjollët e kishin fituar 3-1 ndeshjen në Rusi dhe nuk e kanë nënvlerësuar kundërshtarin edhe për ndeshjen e kthimit.

Related posts

EURO 2020/ Dramë në Rotterdam, mbrojtja e Holandës është katastrofë (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona me 4 mungesa të mëdha kundër Celta Vigos

Sadik.Autor

Ronaldo zbulon lojtarin që kërkon te Juventus për të fituar Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment