Futboll Seria A Sport

“FANTAZISTI” BRAZILIAN I MILANIT/ Nga marsi në mars i “fiku motorët” vetëm 4 herë, ja statistikat e frikshme

Lucas Paqueta përgatitet sot të luajë si titullar në ndeshjen që Milan do të luajë në transfertë ndaj Chievo-ns, të shtunën në orën 20:30.

Fantazisti brazilian do të luajë ndeshjen e tij të 12-të radhazi si titullar që nga dita e parë që veshi fanellën me numrin 39 të “Djallit”. Në fakt 21-vjeçari ka një vit që nuk ndalet së luajturi. Ishte 15 marsi i vitit 2018 kur Milan u eliminua nga Arsenal në Europa League, tre ditë para se të përballeshin me Chievo-n.

Ndërkohë që Paqueta ishte në fushë për Flamengo në ndeshjen kundër Emelec, e vlefshme për Coppa Libertadores. Që nga ajo e datë e deri më sot talenti ka luajtur pa ndërprerë duke qëndruar vetëm 4 herë pushim me skuadrën braziliane.

Nga marsi 2018 deri në mars të vitit 2019, Paqueta ka zhvilluar 51 ndeshje në nivel klubi. Ai arriti të shënojë 10 gola për Flamengo, ndërsa me fanellën kuqezi ka shënuar vetëm një të tillë. Ecuria e tij sistematike dhe përshtatja direkt me skuadrën e Milanit, që në ditën e parë që mbërriti në Itali janë tregues se braziliani nuk di të ndalet me prezencat e tij në fushë.

Rendimenti i tij është konstant, nuk preket lehtë nga dëmtimet dhe është i palodhur për të sjellë freski dhe ide në lojën e grupit.

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ylli i Milanit do të rinovojë deri në 2026. Ja futbollistët që pritet ta pasojnë…

Delo.autor

BARDHI I PANDALSHËM/ “Demat” e përmbys Dinamo e Zagrebit, Gegës i dëmtohen 2 lojtarë

Delo.autor

BOTËRORI/ Holanda nuk bind, ndaj Ekuadorit e shpëton traversa

F.autor

Leave a Comment