Futboll Premier League Sport

FITOJNË ME PËRMBYSJE/ Dopieta e Firminos dhe Manes ndjek rivalin në krye të renditjes

Liverpool fiton me përmbysje, 4-2 ndaj Burnley, ku përcaktuese ishte dopjeta e Firmino dhe Mane. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk i ndahet Manchester City në luftën për titull.

Liverpool e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi pas 6 minutash lojë e panë veten në disavantazh. Westwood shënoi për Burnley që nga këndorja, edhe pse portieri Alisson pretendoi për një faull ndaj tij, arbitri e akordoi gol të rregullt.

Përgjigja e “Reds” është e shpejtë, në minutën e 19’-të është Firmino që barazon shifrat, pas një topi të nxjerrë nga Salah. Ndërsa 10 minuta më vonë është Mane që shënon golin e avantazhit, sërish në aksion merr pjesë sulmuesi egjiptian.

Në pjesë e dytë për golin e tretë mendoi sërish Firmino, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe kap shifrën e 10 golave në katër sezone radhazi në Premier League. Salah ishte sërish protagonist në rastin e golit, por “Faraoni” nuk di si të shënojë, ta paktën sot.

Në kohën shtesë miqtë ngushtuan diferencën me Gudmundsson, por menjëherë pas tij ishte sërish Mane që shënoi golin e katërt për skuadrën vendase.

Vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri ishte sërish në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke e çuar në 6 numrin e ndeshjeve që ai nuk luan në kampionat.

Me këtë fitore Liverpool ruan ritmin e Manchester City, që kryeson kampionatin me 74 pikë, një më shumë se skuadra e Jurgen Klopp.

Related posts

RIKTHIMI I SUPERLIGËS/ Presidenti Duka: Nga e hëna stërvitje në grup, futbolli nis më 3 qershor

Delo.autor

U SHKARKUA NGA MAN UNITED/ Mourinho pranë rikthimit “TË BUJSHËM” në…

Delo.autor

VAZHDON RRUGËTIMIN/ Atalanta e pandalshme drejt Championsit, parakalon “Zikaltërit” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment