Futboll Seria A Sport

FITORE E 5 RADHAZI/ “Bomberi” Piatek shpëton sërish Milanin

Milan ka mposhtur Chievo-n e vendit të fundit 2-1 duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat.

Skuadra nga Verona mund të quhet e rënë nga kategoria tashmë, gjithsesi ka bërë një lojë të mirë duke u krijuar jo pak vështirësi kuqezinjve.

Ishte Biglia ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’ për miqtë, por Hatemaj barazon gjithçka dhjetë minuta më vonë.

Pas pushimit, Piatek ka rikthyer avantazhin për Milan në minutën e 57’ dhe kaq mjaftoi për tre pikët e radhës.

Një gol i kontestuar nga vendasit, të cilët pretendonin për një faull të golashënuesit, por VAR konfirmoi golin e Milan.

Lajmi i keq është i kuqi ndaj trajneri Gattuso, i cili duhet të linte stolin pas urdhrit të arbitrit kryesor.

Milan vazhdon ngjitjen dhe aktualisht është në vend të tretë, vetëm pesë pikë më pak se Napoli i vendit të dytë, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

Juventus, Marchisio: “Kurrë me tjetër fanellë në Itali. Calciopoli më ndihmoi

Q.Autor

Tare në Rusi, pas lojtarit iranian tani po vëzhgon brazilianin…

Sadik.Autor

Pjanic: Buffon? Një nga lojtarët më të mëdhenj të gjitha kohërave

Sadik.Autor

Leave a Comment