Futboll Sport

NGA GEORGE BEST TEK VIERI/ Njihuni me 10 futbollistët që u rrënuan nga veset

Fama të sjell të ardhura. Një pjesë e mirë e futbollistëve fitojnë shumë dhe është e vështirë të mendosh se kur do të lënë futbollin, paratë do t’u mbarohen. Por ka edhe ish-futbollistë që shkatërruan gjithçka kishin fituar me djersë për shkak të veseve: Më poshtë po ju njohim me 13 emrat, që pas largimit nga fusha e blertë u rrënuan, duke humbur të ardhurat.

Xhorxh Best – Kam shpenzuar shumë të holla për pije alkoolike, gra dhe makina të shpejta. Pjesa tjetër është tretur.” Një frazë që e përkuzon më së miri jetën personale të Xhorxh, që pavarësisht se ishte simbol i vërtetë i historisë së futbollit botëror, për cilësitë e tij, në jetën private ka pasur probleme të mëdha e të vazhdueshme.

GARRINXHA – Futbollisti brazilian, i dhënë pas alkoolit dhe duhanit që prej dhjetë vjetësh, u bë një referencë historike së bashku me Pelen. Ai vdiq në vitin 1983, në moshën 49-vjeçare, për shkak të pijes.

JULIO ALBERTO – Në tetor të vitit 1993, pasi “vari këpucët në gozhdë”, nuk kishte më punë, miq dhe para. Pra, falimentoi si njeri. Kësisoji, filloi të kishte kontakte me drogë, dështoi edhe martesën e tij të tretë. Në vitin 1998 u arrestua në Barcelonë për vjedhjen e parave nga lokali ku punonte. Vite më vonë gjeti njëfarë stabiliteti duke stërvitur fëmijët në një shkollë futbolli.

SOULEJMAN SANE – Futbollisti ganez luajti shumicën e kohës në Bundesligë. Ai bëri të holla të mjaftueshme gjatë karrierës së tij. Megjithatë, sot nuk arrin të paguajë faturat. Arsyeja, një investim i keq prej qindra-mijëra eurosh, i cili i solli shumë shpenzime dhe fundin e martesës.

JEAN-MARK BOSMAN – Pasi fitoi të ardhura të rëndësishme nga futbolli, askush nuk donte ta punësonte më jashtë fushave të blerta. Ai gaboi në një biznes “t-shirt” dhe pati probleme tatimore. Në vitin 2011 u dënua për sulm ndaj të dashurës së tij dhe më 2013 u dënua me një vit burg.

PAUL GASKONJ – Ish-futbollisti i Anglisë, i cili ka luajtur në pozicionin e mesfushorit, në disa raste ka pranuar të pijë deri katër shishe uiski në ditë, si dhe duhan e kokainë rregullisht. Kësisoji, i ka humbur të gjitha paratë e tij nga veset dhe në një klinikë.

KRISTIAN VIERI – Ai e humbi të gjithë pasurinë e tij me investime të këqija, vese, poker dhe femra.

AILTON – Ai ishte kampion i Bundesligës me Verder Bremen. I njohur si “xhymert”, menaxher i keq dhe një sërë investimesh të gabuara, futbollisti në fjalë falimentoi.

ANDI VAN DER MEJDE – Futbollisti holandez e përfundoi karrierën në moshën 31-vjeçare për shkak të problemeve familjare. Ai ishte i varur nga droga dhe alkooli, të cilat e çuan në shkatërrim. Në më shumë se një rast, mesfushori tha se i vinte keq dhe ndihej në turp që nuk kishte bërë më shumë për t’i kapërcyer këto probleme.

ANDREAS BREHME – Herën e fundit ai ka punuar si asistent te Shtutgarti, mbi dhjetë vjet më parë. Pastaj bëri disa deklarata, por nuk mori asgjë të përhershme. Mbrojtësi legjendar mori dhe pranoi një ofertë për të pastruar banjot, i detyruar nga varfëria.

Related posts

Klopp tregon se kush duhet të fitojë çmimin ‘lojtari i vitit’ në Angli

Delo.autor

ZYRTARE: Sadiku kryen testet mjekësore, transferohet në Spanjë

Q.Autor

BEHRAMI dhe RACIZMI në Zvicër: Kur humbnim isha SHQIPTAR, kur fitonim…

Isa.Autor

Leave a Comment