Futboll Sport

FLET PËR GRUMBULLIMIN ME ARGJENTINËN/ Lautaro: Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të…

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka folur nga grumbullimi me Argjentinën për kthimin e Leo Messit në kombëtare.

Martinez nuk kurseu elozhet për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” të cilin e etiketoi si më të mirin në botë.

“Kam folur me të para stërvitjes, është i lumtur që është këtu”, ka zbuluar Lautaro.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është më i miri në botë. Do të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje dhe ne do të duhet të përshtatemi me karakteristikat e tij”, vijoi ai.

“Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të kujdesesh që të bësh lëvizjet e duhura, në mënyrë që topi të shkojë te këmbët e tij dhe më pas të shohësh se çfarë do të shpikë. Do të jetë e rëndësishme të punojmë në këtë aspekt, ne dhe trajneri e dimë mirë”, ka përfunduar Lautaro.

Related posts

Trajneri i Belgjikës: De Bruyne, një hero i pavlerësuar i Kupës së Botës

Isa.Autor

SHTANGEN KAMPIONËT E ITALISË/ Bernardeschi i fal topin, Favilli realizon ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Rrëfimi i presidentit: Donnarumma kishte marrëveshje me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment