Futboll Seria A Sport

GJESTI I CR7 KUNDREJT TIFOZËVE TË ATLETICOS/ Reporteri italian: Shenja më emblematike e këtij veprimi është…

Sulmuesi portugez shënoi tripletë në kthimin e Ligës së Kampionëve, Juventus-Atletico Madrid 3-0, dhe festoi pothuajse në të njëjtën mënyrë si Diego Simeone. Thënë ndryshe, Cristiano Ronaldo iu përgjigj gjestit provokues të trajnerit argjentinas, të bërë më parë.

Pas disa ditësh reflektimi, UEFA ka vendosur të hapë një hetim mbi sjelljen e ish-yllit të Real Madridit, i cili akuzohet për shkelje të Nenit 11 të Rregullores Disiplinore dhe jo të Nenit 15, që automatikisht do të çonte në skualifikim të tij.

Shenja më emblematike e këtij gjesti është fotoja e fotoreporterit të “Associated Press”, Luca Bruno. I intervistuar nga “Il Napolista”, ai ka shpjeguar: “Nuk e di nëse është e vetmja, por fotografia ime është bërë në anën e kundërt të fushës, pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.

Ronaldo u drejtua menjëherë drejt tifozëve kundërshtarë, duke e bërë këtë gjest. Në Itali nuk është publikuar. Nuk dua që fotoja të shërbejë për skualifikim të Ronaldos, si në rastin e Simeone, por unë nuk mund të vendos asgjë. Unë vetëm mund të dokumentoj atë që ndodh”.

Në Itali, fotot e “Associated Press” janë në disponimin e ANSA. Nuk ka gjurmë, megjithatë, të fotografisë me një kënd të tillë, që synon të dëshmojë se si Ronaldo iu drejtua direkt mbështetësve kundërshtarë.

Related posts

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Mensah shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

“DRIDHET” CHELSEA/ Presidenti Abramovich shet 400 milionë euro aksione nga kriza e Covid-19

Delo.autor

E PARITUR/ Idhulli i tifozëve ZIKALTËR kundër Morattit: Nuk vlen asgjë, ishte një “HIÇ”

Isa.Autor

Leave a Comment