Futboll Premier League Sport

De Boer ‘i shkel syrin’ Arsenalit: Jam në pritje të ofertave

Pas përfundimit të aventurës me anglezët e Cristal Palace, ku qëndroi në detyrë vetëm për 10 javë për shkak të rezultateve negative, ku koleksionoi 4 humbje radhazi, Frank de Boer rikthehet të flasë për të ardhmen e tij.

Ish-trajneri i Interit deklaroi se ndihet shumë mirë dhe se është në pritje të një oferte interesante për të nisur sezonin e ardhshëm. Lidhur me largimin e Arsene Wenger në fund të sezonit nga Arsenali, 47-vjeçari theksoi se francezi është një shembull për të gjithë trajnerët, për punën e zhvilluar te “topçinjtë”.

De Boer tha se do të mirë priste një ofertë nga Arsenali, pasi pranoi se i pëlqen puna me të rinjtë, strategji kjo që është ndjekur prej kohësh te klubi londinez.

Related posts

LISTA E PLOTË/ 20 lojtarët që kanë zhgënjyer deri tani në Serinë A, mes tyre dhe ish-sulmuesi i Partizanit

Delo.autor

KONTE-LUKAKU, DASHURI ME SHIKIM TË TRETË/ Ja si Inter ndryshon strategji në merkato

Delo.autor

Barcelona kërkon mesfushorin e Lazios

Sadik.Autor

Leave a Comment