Futboll Kategoria Superiore Sport

GJYQI NË CAS PËR VENDIMIN E UEFA-S/ Klubi Skënderbeu reagon: Të gjitha ato që fliten janë vetëm…

Klubi i Skënderbeut, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me gjyqin që do të mbahet në CAS, për të rrezuar vendimin e UEFA-s, që e përjashton për 10 vite nga kompeticionet europiane, si dhe e dënon me gjobë 1 milion euro.

Korçarët shprehen nëpërmjet një deklarate publike, se seanca do të zhvillohet në datën 16 prill 2019, edhe pse në listën e publikuar nga faqja zyrtare e CAS, diçka e tillë nuk deklarohej.

DEKLARATA E SKËNDERBEUT

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i.

Të gjitha ato që fliten së fundi në ambjentet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.

Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.

Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Related posts

ZYRTARE/ Tirana “bëhet me krahë”, firmos mbrojtësi

F.autor

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Ky është GOLI më QESHARAK në historin e FUTBOLLIT (VIDEO)

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ishte shok skuadre me Lorik Canën, ndahet nga jeta ish-mesfushori i kombëtares së njohur

F.autor

Leave a Comment