Futboll Sport

SI U SHMANG TRAGJEDIA E KOMBËTARES/ Avioni kishte defekt, islandezët u shpëtuan jetën kuqezinjve

Islanda nuk është thjesht një kujtim i hidhur për Kombëtaren shqiptare sa u përket rezultateve që ka marrë në ndeshjet e luajtura në Rejkjavik.

Shteti i vogël ishullor ka rezultuar një ters i vërtetë dhe për më tepër një rast i frikshëm për kuqezinjtë, kur bëhet fjalë për udhëtimin në kthim nga Rejkjaviku në Tiranë.

Mund të duket e çuditshme, por Kombëtares i ndodhi më 8 qershor 2019 në aeroportin e Islandës e njëjta gjë si më 11 shtator 2013 (pas ndeshjes Islandë-Shqipëri 2-1). Mirëpo, këtë herë paniku ishte edhe më i madh.

Sipas “Panorama Sport”, FSHF-ja kishte shpenzuar rreth 70 mijë euro për një avion çarter, teksa menjëherë pas ndeshjes do të bëhej edhe udhëtimi Rejkjavik-Tiranë, që zgjaste 5 orë e 40 minuta.

Gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve në mbrëmjen e 8 qershorit, pasi lojtarët dhe stafi u desh të sfiliteshin sa në autobus dhe aeroport, duke pritur afro 8 orë për t’u nisur drejt Shqipërisë.

Kjo vonesë kishte një shkak madhor; avioni çarter ishte me defekt dhe autoritetet islandeze për fat të mirë kapën gjithçka në kohë.

Sipas Panoramës, kompania e fluturimeve ka siguruar një çarter tjetër për kuqezinjtë, i cili ka rikthyer skuadrën tonë kombëtare në atdhe, edhe pse disi me vonesë për shkak të kësaj avarie.

Related posts

KOMBËTARJA U-19 HUMB “BUSULLËN”‘/ Izraeli na shënon 6 gola në Elbasan

F.autor

NJË ALTERNATIVË MË SHUMË PËR SYLVINHON/ Mbrojtësi i AEK zgjedh Shqipërinë

F.autor

Pas zhgënjimit te Milan, Pippo Inzaghi rikthehet të trajnojë në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment