Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Leonardo “peshkon” sërish në Brazil, kërkohet një tjetër “Paqueta”

Paquetà dhe vezullimi i tij si model në merkato. Pas blerjes me fat të talentit të ri të Flamengos, në fakt, Milani do të mendonte përsëri për “të peshkuar” në Brazil gjatë merkatos së ardhshme. Qëllimi numër një i Leonardos, sipas “Tuttosport”, do të ishte Everton, lojtar i Gremios, i cili, pavarësisht nga një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh, mund të lirohet për gjysmën e kësaj shume.

Everton, i datëlindjes 1996, tashmë ka një përvojë të mirë në futboll. Duke pikasur potencialin që ka, për të janë të interesuara edhe disa klube angleze, duke përfshirë Manchester City. Leonardo, megjithatë, ka treguar mjaftueshëm se di të lëvizë e të triumfojë në tregun brazilian. Në muajt e ardhshëm, ai do të vendosë nëse do të ndërmarrë hapa konkretë për ta sjellë Everton në Milano.

Lojtari i Gremio, megjithatë, nuk është i vetmi që ndiqet nga kuqezinjtë, të cilët vlerësojnë edhe Rodrigo Dourado, Helinho dhe Luan Santos të San Paolo. Por jo vetëm. Milani, në fakt kërkon përforcime edhe në tregu Italian. Në këtë pistë, emrat më të dëshiruar, sipas “Il Corriere dello Sport”, mbeten Sensi dhe Duncan të Sassuolo. E gjitha kjo pa harruar objektivat nga jashtë, me kuqezinjtë gjithmonë vigjilentë karshi Saint-Maximin të Nizza dhe Gerard Deulofeu. Që të dy ishin afër kalimit te Milani në merkaton e janarit.

Related posts

TRIUMFON NDAJ GENOAS ME PËRMBYJSE/ Ronaldo nderon Juventus dhe ngjitet në krye

Delo.autor

LAJM I MADH NGA ITALIA/ Ja e vërteta e udhëtimit të Leonardos në Brazil

Delo.autor

NUK KA GOLA NË “SELMAN STËRMASI”/ Emocione dhe “luftë” në mesfushë, Tirana e “Durrsakët” kapin kreun

Delo.autor

Leave a Comment