Futboll Kategoria Superiore Sport

HEROIKE NË SUPERIORE/ “Ujqërit e Dëborës” mposhin Kukësin me 10 lojtarë

Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i mesfushori Bruno Dita i dhuroi fitoren skuadrës së Orges Shehit, duke i dhënë një goditje të rëndë verilindorëve të Armando Cungut.

Ky triumf i korçarëve është shndërruar në një asist edhe për Partizanin kryesues që në rast triumfi ndaj Teutës do të thellë diferencën në +9 nga skuadra e Kukësit.

Duhet theksuar se përballja e sotme ishte tepër e luftuar, ku nuk munguan as kartonat e kuq. Në minutën e 78-të, Leonit Abazi la fushën e lojës, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Maliqit. Me fitoren ndaj Kukësit, Skënderbeut u ngjit në kuotën e 37 pikëve, duke parakaluar përkohësisht Laçin.

Related posts

LA LIGA ËSHTË E “ÇMENDUR” / Valencia jep “spektaklin” e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

Bisedime frytdhënëse, mesfushori i Napolit është shumë pranë Manchester City

Sadik.Autor

BILETAT/ Çmimet stratosferike, ja sa duhet të paguajnë tifozët për sfidat gjysmëfinale të “EURO 2020″…

Delo.autor

Leave a Comment