Futboll

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Cungu: Tensioni është prezent, me atë që dha ekipi…

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u duk i zhgënjyer pas humbjes me Skënderbeun në Korçë, ku theksoi se korçarët bënë vetëm një rast dhe shënuan, ndërsa ekipi i tij duhet të jetë më cinik, e të shënojë ato raste që krijon.

Gjithashtu, Cungu shprehet se edhe tensioni ndihet në ekip, dhe kërkesa për fitore në çdo takim, mund të sjellë edhe shpërqendrim.

Çfarë nuk shkoi te skuadra?

Nuk e di, as vetë nuk arrij ta kuptoj. Kështu u shpërqendruam edhe në Durrës, pa kuptim. E nisëm edhe të tulatur minutat e para. Kundërshtari përfitoi. Më pas, u futëm në rrjedhën e lojës. Në kompleks, bëmë një lojë të mirë për mua. Kundërshtari nuk na rrezikoi, veç golit. Ne krijuam shumë raste në të dyja pjesët. Këto mbesin në kuadrin e atyre çfarë kanë ndodhur në 90 minuta. E rëndësishme është fitorja. Edhe pse bëmë më mirë se kundërshtari, nuk arritëm, prej 5-6 minutave të para. Mungesa e përqendrimit kushton shumë në momente të tilla. Në këto ndeshje vendosin episodet.

Pse ju mungon ky cinizëm që ju duhet për të dalë kampion? Rroca dhe Dzaria në mesfushë, si ju dukën?

Jam dakord që ekipi duhet të jetë më cinik, por për të pasur një ekip cinik, duhet edhe lojtarë luftarakë dhe grintë. Me mungesat e Cuculit, Rrumbullakut dhe sidomos Musollit, e kanë zbehur lojën e ekipit, për sa i përket luftës, me kundërshtarin. Rroca është një lojtar që mund të punojë në ato zona. E bëra këtë zëvendësim, nuk kishim çfarë të humbnim. U futa me të gjitha forcat. Edhe Limajn e hoqa, për të pasur Rrocën në fushë, që të na japë një pasim më tepër.

Nëse Partizani fiton me Teutën, a është e mbyllur gara për titullin?

E rëndësishme është që ta provojmë deri në sekondat e fundit. Pastaj, vendosen edhe verdiktet. Sot nuk duhej kjo humbje, të paktën duhej barazimi. Ne kishim ardhur për fitore. Me atë që dha ekipi në fushë, meritonim më tepër. Edhe tensioni është prezent. Duke u kërkuar në çdo ndeshje, mund të sjellë edhe shpërqendrim te ekipi. Ajo që duhet të bëjmë ne, është të marrim maksimumin çdo ndeshje. Llogaritë e tjera nuk na takojnë ne.

A do ishte më i mirë Rama nëse do luante në krahun tjetër, jo kundër Vangjelit?

Nuk besoj se ka ndonjë problematikë kundër Vangjelit. Ai është pozicioni i tij, dhe mund të japë më të mirën e tij në atë pozicion.

Related posts

PEZULLIMI NGA KOMPEDICIONET/ UEFA takim me Skënderbeun për të shmangur… KAS-in

Isa.Autor

Luka Modric: Kroacia u motivua nga mungesa e respektit të ekspertëve anglezë

Sadik.Autor

Shprehet Willian: Reali dhe Barcelona janë ëndër e të gjithëve

Q.Autor

Leave a Comment