Formula 1

“ÇMIMI I MADH I KATARIT” NË MOTO GP/ Garoi më shpatullën e dalë nga vendi, spanjolli rrezikon sezonin

Gara e Çmimit të Madh të Katarit në Moto GP ka qenë jo fort e mbarë për pilotin spanjoll të Honda, Jorge Lorenzo. Rrëzimi në sesionin e tretë në provat e lira ka qenë fatal për ish-kampionin e botës, pasi ka dëmtuar shpatullën e djathtë. Ai garoi me dhimbje dhe me shpatullën e dalë vendit të fashuar, duke u klasifikuar në vendin e 13-të.

Sot spanjolli i është nënshtruar një kontrolli më të detajuar, që ka evidentuar një frakturë e kockës së shpatullës së djathtë. Sipas mjekëve, pilotit i duhen 3-4 javë pushim absolut për të rikuperuar, çka do të thotë që ai mund të mos jetë në pistë në garat e ardhshme. Në dyshim është gara e radhës në Argjentinë, pas dy javësh.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat e lira në Belgjikë, Ferrari si “karrocë”

Delo.autor

FORMULA 1/ Do të jetë në krah të Hamilton, ja piloti i ri i Mercedes për vitin 2022…

Delo.autor

ZHGËNJEN Verstappen: E shoh veten pranë fundit, kam projekte të tjera

F.autor

Leave a Comment