Futboll Sport

I PAKRAHASUESHËM NË KOHËN E TIJ/ Maradona “thumbon”: S’mund të thuhet se nuk kam pasur rivalë… (FOTO)

Diego Armando Maradona ka shpërndarë një foto-montazh në Instagram, me të cilën mburret për rivalët gjatë kohës së tij si futbollist. Një përgjigje kjo edhe për Mario Kempes, i cili pak ditë më parë ka thënë: “Krahasimi Maradona-Messi? Maradona ishte i pakrahasueshëm në kohën e tij, por Messi ka dominuar me rivalë të jashtëzakonshëm si Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo. Sot për sot, Messi është më i miri në botë“.

Indirekt, pra, “Dora e Zotit” donte të përgjigjej me një listë yjesh, që ishin bashkëkohësit dhe rivalët e tij, që nga Gullit dhe Van Basten, bashkatdhetarët Bochini dhe Kempes, apo lojtarë të tjerë, të cilët kanë kaluar nëpër kampionatin spanjoll, si Futre, Hagi, Stoiçkov apo Prosinecki, pa harruar “Topa të Artë” si Platini, Baggio, Mateus, Rummenigge dhe Keegan. Në komentin shoqërues të fotos, Maradona pyet sfiduesit. “Si mund të thotë dikush se nuk kam pasur rivalë në kohën time?”

Related posts

Çmenduri nga Anglia/ Manchester United kërkon rikthimin e Ronaldos

Sadik.Autor

Mourinho largohet nga gara për Matuidi dhe fokusohet te ylli i Real Madridit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool shënon golin e dytë ndaj Romës (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment