Gossip

ICARDI U RIKTHYE NË STËRVITJE ME INTERIN/ Wanda Nara provokon sërish: Ata që luajnë për të të humbur, lëri…

Pas më shumë se një muaji pushim total, Mauro Icardi u kthye në stërvitje me Interin javën e shkuar dhe pas triumfit në derbi, ky ka qenë lajmi më i bukur për tifozët.

Megjithatë, ish-kapiteni zikaltër nuk është ende gati për të luajtur dhe duket se do të duhet edhe pak kohë që të shërohen të gjitha plagët, edhe ato me klubin.

Rinovimi i kontratës nuk po duket gjëkundi dhe kjo është arsyeja pse Interi e Icardi janë në konflikt, ndërkohë që bashkëshortja-agjente e sulmuesit, Wanda Nara, thuajse çdo ditë provokon, herë hapur e herë ë mënyrë të maskuar.

Të dielën në mbrëmje Wanda postoi një foto në Instagram, ku synimi është të reklamojë fizikun e saj, por ndërkohë mesazhi i fotos qëllon tjetërrkund: “Ata që luajnë për të të humbur, lëri të fitojnë”.

Një mesazh në kod, që në një farë mënyre i drejtohet Icardit, i cili në gjithë këto javë krizë nuk ka folur asnjëherë dhe ka pasur vetëm një mesazh në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se nuk mendon për lagim nga Interi. Gjithsesi, ndoshta planet e menaxheres së tij nuk janë të njëjtat…

Related posts

ISH-PARTNERJA E OSVALDOS SHKAKTON POLEMIKA/ Kërcim “hot” nga dhoma në prezencën e djalit të vogël (VIDEO)

Delo.autor

MË PROVOKUESE SE KURRË/ Wanda Nara si një divë, ngjan me Jennifer Lopez (FOTO)

Delo.autor

E ARDHMJA TEK NAPOLI DREJT FUNDIT/ Elseid Hysaj vazhdon pushimet me familjen e tij, ja destinacioni i radhës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment