Futboll Premier League Sport

SHËNJESTRON OBJEKTIVIN TEK INTERI/ Guardiola ka gati 100 milionë euro të bindë yllin “Zikaltër”…

Milan Skriniar nuk mund të preket. Interi ngre “barrikada” përreth mbrojtësit të vet dhe është gati ta blindojë liderin e prapavijës. Mediat britanike bëjnë me dije se sllovaku është në shënjestër të Manchester City, më konkretisht të Pep Guardiolës.

Trajneri katalanas, duke njohur moshën e avancuar të Kompany dhe Otamendi, sipas “Mirror” është gati të “vendosë në pjatë” 100 milionë euro për Skriniar, në mënyrë që të bindë Interin. Megjithatë, klubi zikaltër e ka bërë të qartë, nuk ka ndërmend ta shesë Skriniar për asnjë lloj çmimi.

Mbrojtësi sllovak, gjithashtu, i pëlqen Barcelonës dhe Real Madridit, por tashmë ka arritur një marrëveshje për të rinovuar me zikaltrit deri në vitin 2023, me premtimin se shumë shpejt, shiriti i kapitenit, që së fundi kaloi nga Icardi te Handanovic, mund të përfundojë në krahun e tij.

Sipas “Tuttosport”, pritet që Skriniar të ndryshojë menaxherin, duke ia deleguar të drejtat Mino Raiolës. Një zgjedhje që nuk e tremb Interin, gjithsesi. I vetmi faktor, që e kërcënon të ardhmen e Skriniar tek Interi, do të ishte dështimi për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve. Një arsye tjetër për zikaltrit, që të japin maksimumin në sprintin e këtij sezoni.

Related posts

Pret të marrë licensën për të boksuar, Tyson Fury bëhet menaxher

Sadik.Autor

AUTOGOLI QESHARAK/ Ish-mesfushori i BAYENIT “shkatërron” portën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

JANË PËR TITULL/ Me Vidal dhe Nainggolan, fomacioni i Interit do të ishte kështu (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment