Futboll La Liga Sport

ICARDI UDHËTON NË BARCELONË/ Gjen një pretekst për të mos luajtur me Interin

Mauro Icardi është drejt fundit të kohës së qëndrimit jashtë fushe për shkak të një dhimbje që ndien në gjurin e djathtë. Gjithsesi sulmuesi i Interit po përgatiti një tjetër buletin mjekësor për të qëndruar më gjatë larg fushe.

Sipas “La Reppublica” argjentinasi ka udhëtuar drejt Barcelonës, ku ka kryer një vizite mjekësore tek një doktor dhe pritet që të paraqesë një buletin tjetër shëndetësor që tregon se ai ka shqetësime, për këtë do të qëndrojë më gjatë pushim.

Icardi nuk është pjesë e skuadrës që prej 9 shkurtit, ndeshja e tij e fundit ishte në Parma, më pas iu hoq shiriti i kapitenit dhe nuk ka zbritur në fushë me pretekstin se është i dëmtuar. Ndërkohë Inter po has vështirësi në rezultate dhe ka humbur edhe vendin e tretë në Serie A, duke vënë në rrezik pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ City përmbys në 8 minuta me De Bruyne dhe Mahrez, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” NUK DINË TË NDALEN/ I vetëm në zonën e rreptësisë, De Vrij ndëshkon Torinon (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Willian zhbllokon sfidën ndaj Tottenham me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment