Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kamza-Laçi, Ndizet sfida. Skuadra e Stojkut ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Selmanit

Po luhet në Kamzë, sfida mes vendasve të Gentjan Stojkut dhe Laçit, e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore.

Kamzalinjtë janë të destinuar për fitore ndaj kurbinasve, pasi ndodhen në vendin e fundit dhe diferenca mes rivalëve është thelluar. Nga ana tjetër Laçi ka një shans të artë për t’iu afruar edhe më shumë vendit të tretë në renditjen e Kategorisë Superiore.

Duke qenë 35 pikë, bardhezinjtë nëse ia dalin të fitojnë me Kamzën, janë vetëm dy pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Teuta me 40 pikë. Nuk mungojnë surprizat në formacionet zyrtare.

Prenga ka lënë në stol Sefgjinajn dhe Xhixhën, duke i besuar fanellën e titullarit Jonuzit dhe Okpotu. Ndryshime edhe te Kamza. Stojku ka preferuar nga minuta e parë Bitrin dhe Mehmetin. Ndërkohë që sulmi do të formohet nga Zisi, Plaku dhe Martinena.

KAMZA-LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE: 

21′ Shala lëshon një predhë nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Selmani.

18′ Moment i mirë për Kamzën, Plaku futet bukur brenda zonës, por vonohet në goditje, më pas ndërhyn Toro, që largon rrezikun në këndore.

17′ Regjistrohet goditja e parë në portë. Provon Najdenov, por topi ndalet nga portieri Avdyli.

14′ Mundësi e  mirë për Laçin, Fangaj nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

10′ Qaqi provon me një tentativë nga distanca, topi përfundon larg kuadratit të portës të mbrojtur nga Selmani.

9′ Kamza më kërkuse në këto minutat e para, por mungojnë gjuajtjet në portat respektive.

5′ Shtubina harkon një top të rrezikshëm në zonë, por largojnë mbrojtësit e Kamzës.

1′ Ka nisur takimi, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

“CAMP NOU” MBUSHET PËR DE JONG/ Holandezi i përshëndet me lëvizje magjike (VIDEO)

F.autor

Roberto nuk e priste këtë mesazh nga Leo Messi

Q.Autor

RIKTHEHET PAS 7 VITESH TEK MILAN/ Ja kur do të prezantohet Ibrahimovic me fanellën kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment