Futboll La Liga Sport

ISH-LOJTARI I REAL MADRIDIT/ Befason Seedorf: Ja si mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Ajax, Clarence Seedorf, pranoi se të bardhët janë të aftë jo vetëm për t’u kualifikuar në çerekfinale, por edhe për ta rifituar Ligën e Kampionëve. Një parashikim të tillë ai e bëri në prag të ndeshjes së kthimit të turit të dytë të këtij kompeticioni, mes këtyre dy skuadrave (1-2, ishte rezultati i ndeshjes së parë në Amsterdam). Holandezi i njohur shprehet optimist për këtë, pavarësisht nga dy humbjet e njëpasnjëshme të skuadrës së Santiago Solarit në klasiket me Barcelonën:

“Nëse një klub ka trofe si ai, ju duhet të mendoni se Real Madridi është gjithmonë në gjendje për të arritur në finale dhe ta fitojë atë. Kush e dinte se ky ekip do të fitonte tre Champions radhazi? Dukej e pamundur, për shkak se kurrë nuk kishte ndodhur. As dy Champions radhazi, madje. Por, këtë e bëri realitet Real Madridi me Zidane trajner.

Pra, natyrisht që mund ta fitojë edhe kësaj here. Futbolli nuk pushon kurrë së befasuari. E pranoj se do të jetë shumë e vështirë, por ju nuk mund ta përjashtoni Real Madridin nga fitimi i këtij trofeu, këtë edicion”, – tha Sedorf në një intervistë për “Goal.com”.

Trajneri i Kamerunit paralajmëroi edhe për potencialin e Ajax, edhe pse ekipi aktual holandez nuk korespondon me atë të Louis van Gaal, me atë të brezit kampion Europe në vitin 1995: “Unë mendoj se Ajax është i rrezikshëm. E njëjta gjë mund të vlerësohet në raport me kohën, por në nivelin e lojtarëve nuk mund të bëj krahasim mes ekipit aktual dhe atij kampion kontinenti.

Tani ekziston një përzierje lojtarësh të rinj akoma, ku ka edhe 25 deri 27-vjeçarë. Ajo që dha Ajax në ndeshjen e parë kundër Real Madrid nuk ishte parë në disa vite”. Sedorf kërkon durim me Vinicius, brazilianin e Real Madridit, i cili, sipas tij, “po bën një punë shumë të mirë”: “Është e qartë, djaloshi ka talent, por ju duhet të jeni të durueshëm”. 

Related posts

ROMA-ATALANTA/ Verdhekuqtë rikthen në lojë me një gol të FLORENZIT (VIDEO)

Isa.Autor

Conte i pakënaqur, pa blerje në sulm s’ka trofe për Chelsea-n

Q.Autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Spektakël në derbin e Madridit, ja rezultati befasues në pjesa e parë 

Isa.Autor

Leave a Comment