Futboll Seria A Sport

DËSHPËRIM DHE NDJESË/ Humbja ndaj Juventusit, ja pakti i Hysajt me shokët e ekipit

Lot, dëshpërim dhe ndjesë. Momentet pas ndeshjes me Juventusin kanë qenë të vështira jo vetëm për tifozët të cilët ishin të pranishëm në “San Paolo”, por edhe për futbollistët axurrë. Insigne, që shpërdoroi penalltinë e barazimit të mundshëm 2-2, ka shpërthyer duke qarë, teksa shokët e ekipit e kanë ngushëlluar duke i dhënë forcë.

Malcuit, në anën tjetër, ka kërkuar falje për atë gabim që kushtoi ndeshjen, duke e kthyer topin gabim mbrapa dhe duke ia falur Ronaldos.

Por, përpos të gjithave, lojtarët, ashtu të dëshpëruar dhe mërzitur, shtrënguan duart duke vendosur një pakt: Europa League. Tani që kampionati ka marrë fund dhe shpresa e fundit për titullin u shua, mbetet vetëm trofeu në Europë.

Napoli u eliminua nga Champions dhe Kupa e Italisë, ndaj do të provojë që të dalë të paktën me një trofe këtë sezon.

Përballja e 1/8-ve në Europa League e vendos ndaj Salzburgut, kampiones së Austrisë. Do të jenë dy ndeshje të ndezura, por Napoli ka potencialin për të shkuar deri në finale.

Related posts

PREZANTOHET TEK MALAGA/ Flet Armando Sadiku: Fola me Baren para se të vija…

Delo.autor

“BOMBERI” I BAYERN NUK NJEH LIMITE/ Gol çdo 37 minuta, ylli Lewandowski përmirëson rekordin e tij

Delo.autor

SHTYHET NDESHJA River Plate – Boca Juniors, tifozët sulmojnë ish “yllin” e JUVES

Isa.Autor

Leave a Comment