Futboll Sport

ISH-“NUMRI 10” I MILANIT/ Rui Costa: CR7 tek Juventusi shfaqet gjithmonë vendimtar, kanë marrë…

Lisbonë, stadiumi “Da Luz”, kati i parë. Zyra e Manuel Rui Costa mbikqyr fushën e blertë, ku luan Benfica. Ish-numri 10 i Fiorentinës dhe Milanit, që nga viti 2008 është drejtor sportiv i klubit portugez: “E mbaj veten në formë me ndeshjet e legjendave, këtë fundjavë do të jem protagonist i Milanit. Klubi kuqezi dhe Fiorentina janë gjithmonë në zemrën time”. 

Rui Costa foli edhe për CR7, i cili vendosi t’i bashkohej Serie A verën e vitit të kaluar: Sinqerisht, kur vendosi të largohej nga Real Madridi, zgjedhja që bëri nuk më habiti. Juventusi përbën një sfidë të madhe në karrierën e tij. Cristiano nuk ka frikë të përballet me eksperienca të reja. Ai fitoi gjithçka në Angli dhe Spanjë, tani dëshiron të përsërisë veten në Itali. Ai është më i miri në botë.

Kur skuadra e tij gjendet në vështirësi, Ronaldo shfaqet gjithmonë vendimtar. Dhe pastaj, a ju duket si 34 vjeç? Bardhezinjtë me një goditje kanë bërë një marrëveshje të trefishtë: kanë marrë numrin një në planet, një sportist të jashtëzakonshëm, dhe me këtë operacion e kanë valorizuar klubin në mbarë botën. Shikoni “tripletën” e tij ndaj Atletico Madridit. Ne portugezët mund të jemi të njëanshëm kur flasim për CR7, por kjo është e vërteta.

Para ndeshjes i thashë një mikut tim: skuadra e Simeone thuajse kurrë nuk pëson tre gola, por Juventusi ka vetëm një mundësi për t’u kualifikuar; nëse Cristiano është në njërën nga mbrëmjet e tij të mëdha. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Ronaldo është stratosferik. Dhe duke e parë atë nga jashtë, te Juve duket shumë i lumtur”. 

Related posts

HEROI I JAVËS NË PREMIER/ Shokët e ekipit ngrenë në qiell De Gea-n, me “selfie & meme” fantastike

Delo.autor

E FUNDIT/ Alaba thyen heshtjen, fjalë të ashpra për drejtuesit e Bayernit: U lëndova

Delo.autor

“DUA T’I KEM TË GJITHË TITUJT”/ Fury: Këto janë dy duelet e vetme për të cilat jam i interesuar

Delo.autor

Leave a Comment