Futboll Premier League Sport

ISH-YLLI I MANCHESTER UNITEDIT/ Rio Ferdinand: Ylli nuk po jep mjaftueshëm, në vend që të…

Rio Ferdinand iu është rikthyer kritikave ndaj Paul Pogba, sidomos të bëra në fillim të këtij sezoni, duke i quajtur ato totalisht absurde. Ish-ylli i Manchester United nënvizon se personalisht nuk ka pasur kurrë ndonjë dyshim se fituesi i Kupës së Botës me Francës nuk ishte lojtar i denjë për në “Old Trafford”.

Raportet e ngrira dhe përplasjet me ish-trajnerin Jose Mourinho e panë 25-vjeçarin t’i hiqej statusi i zv.kapitenit, para se të përfundonte edhe në stol. Pogba ka “lulëzuar” nën drejtimin e Solskjaer, çka tregon se potenciali i tij është i madh dhe i padiskutueshëm. Ferdinand beson se një rikthim i tillë ka qenë gjithmonë i mundshëm:

Shumë njerëz thanë se Pogba nuk po jepte mjaft, se nuk ishte i mirë për të luajtur te Manchester United. Unë e dija që ky ishte një absurditet total. Ky është një djalë, që ka fituar kaq shumë në karrierën e tij, i cili shënoi në finalen e Kupës së Botës, verën e kaluar, ndërsa njerëzit thonin se nuk ishte i aftë të luante në nivelin më të lartë.

Në vend që të nxirrnin gjërat negative dhe të përpiqeshin të gjenin ato që Pogba nuk mund t’i bëjë, le të ndaleshin tek anët pozitive dhe të kuptonin se ai është mesfushori më i mirë në Premier League. E kam fjalën për rastet kur ai luan në rolin ideal dhe përdoret në mënyrën e duhur.

Solskjaer dhe Micky Phelan nuk kishin nevojë për shumë kohë, që të merrnin më të mirën nga Pogba. Pothuajse nga momenti kur ata morën drejtimin e skuadrës, performancat e Paul ndryshuan për mirë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marcus Rashford, Anthony Martial dhe disa të tjerë, sepse tani po e shijojnë sërish futbollin e tyre“.

Related posts

“PO VIJNË…”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar

Delo.autor

RIKTEHET TË FLASË PAS SHUMË VITESH PËR MILANIN/ Menez: Më kanë thënë që isha aq i fortë sa Kaka, ja kush ishte gabimi im!

Delo.autor

STATISTIKA BEFASUESE NË CHAMPIONS/ Suarez nuk shënon në trasfertë që prej vitit 2015, Barcelona u falet…

Delo.autor

Leave a Comment