Futboll Sport

KA DREJTUAR KOMBËTAREN PORTUGEZE/ Luiz Felipe Scolari: Tripleta e CR7 ka shkruar historinë e Juventus-it, por…

Luiz Felipe Scolari, trajneri aktual i Palmeiras, ka drejtuar Cristiano Ronaldo-n te kombëtarja e Portugalisë. CR7, në fakt, ka debutuar me përfaqësuesen falë trajnerit brazilian (20 gusht 2003, Portugali-Kazakistan 1-0).

“Mbaj mend gjithçka”, ka thënë Scolari në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Ishte momenti i duhur për të përfshirë në një grup ekspertësh një lojtar ‘special’. Gjithsesi, për të riun Cristiano nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kishim një stil loje të ndryshëm nga Sporting”.

“Megjithatë, ai u përshtat menjëherë. Kishte potencial, vendosmëri, cilësi që janë dukur që në fillim, por ishte e pamundur të mendohej se do të kishte arritur kaq lart. Nëse ia ka dalë, kjo ndodhur sepse e ka merituar”.

“I befasuar nga transferimi i tij tek Juventus? Ka qenë goditja më e madhe që mund të bënte Juventus… Cristiano motivohet nga sfidat: çdo vit kërkon një të re. Çdo vit duhet të arrijë diçka më të madhe. Kështu ka qenë gjithmonë”.

“Në Torino ka shkuar me një eksperiencë të madhe, në moshën 34 vjeç, por duke ruajtur cilësitë e tij. Ai i jep klubit të radhës dhe kombëtares gjithçka duhet për të fituar, gola, teknikë dhe disiplinë. Tre golat ndaj Atletico-s? Një spektakël i vërtetë”.

“Ai tregolësh ka shkruar historinë e Juventus-it, por ka qenë shumë i rëndësishëm edhe për të. Ka qenë një revansh, duke parë se kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar pas humbjes në Madrid, por në fund ka patur të drejtë ai”.

“Tani Juventus është një kandidate serioze për ta fituar Champions League. Nuk është e vetmja, por mund t’ia dalë”, ka përfunduar Scolari.

Related posts

REJA DRIBLON SHQIPËRINË/ FSHF kontakton një tjetër italian

F.autor

“MJESHTËR I MERKATOS”/ Igli Tare bën zbulimin e radhës, është një brazilian 26-vjeçar

Isa.Autor

Shorti i Champions League në 19 qershor, ja shpresat e Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment