Futboll Premier League Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer konfirmon: Ai duhet të dorëzohet dhe të largohet nga…

Ole Gunnar Solskjaer ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Manchester United, duke u bërë trajner me kohë të plotë i “Djajve të Kuq”. Norvegjezi tani mund të kthehet në shtëpi… në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Ole e ka një shtëpi në Manchester, por nuk mund ta përdorë për momentin. Siç ka bërë të ditur “The Sun”, shtëpia që norvegjezi ndërtoi gjatë viteve të fundit si futbollist i United, është marrë aktualisht me qira nga Van  Dijk, ylli i Liverpool-it.

Holandezi, që ka rënë në dashuri me banesën, nuk është menduar dy herë për t’u transferuar aty dhe duket se nuk ka ndërmend të largohet dhe t’ia lërë trajnerit të rivalëve të përjetshëm.

Një problem që nuk ekzistonte deri në momentin që Solskjaer ishte trajner i përkohshëm i United, por tani duhet arritur një marrëveshje mes dy palëve. Tekniku do të ketë nevojë për hapësirë, duke parë se gjithë familja e tij do të transferohet në Manchester nga Norvegjia.

“Do të jetë një ndryshim i madh për familjen time, por po presim të gjithë me padurim. Deri në momentin që kontrata ishte vetëm për gjashtë muaj, transferimi nuk kishte kuptim. Gjithsesi, tani situata ka ndryshuar dhe do të kthehemi të jetojmë të gjithë bashkë”, ka thënë Solskjaer.

Çfarë mendon Van  Dijk për këtë? Holandezi do të duhet të dorëzohet dhe të largohet nga shtëpia me vlerë 3.4 milionë sterlina të marrë me qira nga Solskjaer, i cili nxiton të kthehet të jetojë aty.

“Kemi ndërtuar një shtëpi, madje, unë kam filluar ta ndërtoj në 2007-ën dhe ndoshta do të mund të transferohemi aty në 2019-ën. Një programim i vërtetë”, ka thënë norvegjezi.

Ajo që Solskjaer nuk kishte programuar ka qenë që t’ia jepte me qira qendërmbrojtësit të Liverpool-it. Gjithsesi, ashtu siç u gjet zgjidhja për problemet e United, do të gjendet një zgjidhje edhe për këtë problem…

Related posts

Rikthimi i madh i kombëtares, Tifozët Kuq e Zi

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Milan – Roma: “San Siro” TRONDITET nga një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

Marco Giampaolo: Derbi është për tifozët

Sadik.Autor

Leave a Comment