Futboll Premier League Sport

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Më në fund Mauricio Pochettino është dorëzuar dhe për herë të parë ka folur në lidhje me një rikthim të mundshëm si trajner në Spanjë. I përfolur disa herë si kandidat për të drejtuar skuadrën e Real Madrid (bashkë me Mourinho e Zidane) trajneri argjentinas ka refuzuar gjithnjë se do të lërë Tottenham dhe Premier League.

Gjithsesi, në një intervistë për televizionin spanjoll “TVE”, Pochettino tha: “Është një kënaqësi kur dëgjon që një skuadër e madhe si Real Madrid të kërkon si trajner. Kjo do të thotë se kam punuar mirë dhe në rrugën e duhur”, tha argjentinasi.

“Kam gjithnjë një marrëdhënie speciale me Spanjën, pasi këtu kam drejtuar edhe më parë. Solari?” E kuptoj se çfarë ndien dhe se në çfarë pozicioni ndodhet. Është trajner i një ekipi të madh si ai i Real Madrid, ku i duhet të fitojë gjithnjë. Nuk është në një pozicion të mirë pas eliminimit nga Champions dhe për fat të keq trajnerët e paguajnë të parët”, tha Pochettino, që më parë në La Liga ka drejtuar skuadrën e Espanyol.

Related posts

Gabimet në dëm të Romës, arbitri slloven i pranon i zhgënjyer pas ndeshjes

Sadik.Autor

HYSAJ TITULLAR NË AUSTRI, KUMBULLA SFIDON BETISIN/ Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme në Ligën e Europës

F.autor

E BUJSHME/ “El Clasico” për Haaland, gazetari italian zbulon prapaskenat e merkatos

Delo.autor

Leave a Comment