Futboll Sport

MESSI PA ZËVENDËSUES/ Ja “fëmijët” e së ardhmes së Barcelonës

Barcelona është një nga ekipet më të fuqishme në botë. Për këtë nuk ka dyshime. Dëshmi e kësaj janë titujt e shumtë, që ajo ka fituar në historinë e saj të kohëve të fundit dhe ata që ende presin të ngrihen në duar këtë sezon. Sidoqoftë, nuk është më pak e vërtetë se grupi i lojtarëve të talentuar dhe të nderuar është disi i moshuar dhe se projekti i shpëtimit kërkon një plan rinovimi.

Në fakt, një nga objektivat e Josep Maria Bartomeu, përpara se të largohet nga presidenca e klubit, është të lërë një Barçë të ardhshme të “blinduar”. Menaxhmenti sportiv po ndjek hap pas hapi tregun, për të kërkuar lojtarë të rinj, që përshtaten me filozofinë e lojës së kampionëve spanjollë në fuqi. Sezonet po kalojnë pa ndryshime të mëdha në ekipin e Barcelonës.

Ka ndryshime të vogla të formacionit. Për vite të tëra, Blaugranët ka ruajtur një ekip solid dhe gati të pakonkurueshëm në kampionat, me bollëk trofesh të fituar. Ama, vitet kalojnë dhe peshojnë në supet e lojtarëve, siç ishte rasti i Andres Iniesta. Skuadra ka nevojë natyrale që të maturohet, por pa e humbur cilësinë dhe kompetivitetin.

Natyrisht, ka mjaft vështirësi për të fituar terren në formacion nga të sapoardhurit. Megjithatë, disa lojtarë po e bëjnë këtë, pak nga pak, siç janë rastet e Arthur, Semedo dhe Dembélé. Në fakt, rasti i këtyre tre lojtarëve është ilustrues për politikën e transferimit që ndiqet nga klubi katalanas. Menaxhmenti sportiv punon për të ardhmen, gjurmon tregun dhe ndjek lojtarët e rinj, të cilët mund të lehtësojnë ndërrimin e brezave, zëvendësimin e veteranëve të skuadrës aktuale.

Pavarësisht paraqitjes së mirë të momentit të këtyre të fundit, do të fillojë rënia. Dhe Barcelona synon të jetë gati, kur rënia e tyre të fillojë të shfaqet. Pavarësisht ardhjes së ndonjë “veterani” si Boateng dhe Vidal, ka dy vite në presidencë që Josep Maria Bartomeu ka nisur një ndryshim gjeneratash në dhomat e zhveshjes së “Camp Nou”.

Messi, pa zëvendësues
Ekziston një futbollist, që drejtuesit katalanas e dinë se nuk mund t’i kërkojnë zëvendësues. Sepse nuk ekziston. Ata nuk e pretendojnë këtë gjë. Nuk ka asnjë tjetër Leo Messi. Abidal dhe ekipi i tij menaxherial, bashkë me klubin, synojnë që t’i rinovojnë kontratën yllit argjentinas, që i përfundon në vitin 2021. Për pjesën tjetër të ekipit ka alternativa. Dhe të gjitha po shqyrtohen.

Të gjitha “linjat” do të rinovohen. Porta ndoshta zë më pak hapësirë në projeksionin e rinovimit të Barcelonës. Ajo ka gjermanin Ter Stegen, me një zëvendësues si Cillessen, pa llogaritur të rinjtë, siç është rasti i kamerunasit Onana. Nënshkrimet që klubi ka mbyllur në muajt e fundit, si De Jong, Todibo dhe Emerson, e përmbushin objektivin e “çimentimit” të së ardhmes së klubit. Në këtë drejtim shkojnë edhe negociatat që janë në proces: De Ligt, Rabiot, Jovic, Mendy…

Pique-De Ligt
Qendërmbrojtësi katalanas ka luajtur 2.880 minuta këtë sezon. Ai është lojtari me më shumë ndeshje. Ruan nivel të lartë sportiv, por është 32 vjeç. Holandezi i Ajax është një nga “qendrat” me projeksionin më të madh të tregut. Klubet kryesore të Europës e duan. Mes tyre është përfshirë edhe Barça me Madrid. Ai është 19 vjeç.

Vermaelen-Todibo
Belgu është 33 vjeç dhe karriera e tij te Barça është shoqëruar me lëndime. I përfundon kontrata këtë qershor. Largimi i tij është i natyrshëm. Një 19-vjeçar i ri mbërriti në “Camp Nou”, këtë dimër. Ish-lojtari i Toulouse nënshkroi deri në vitin 2023 me katalanasit.

Alba-Mendy
Anësori i majtë, Jordi Alba, nuk ka pushuar aspak. Ai ka luajtur rregullisht në ekipin e pare, sepse opsionet në stol nuk janë fort bindëse. Alba është 29 vjeç dhe ka një kontratë deri në vitin 2020. Lojtari i Olympique Lyon kërkohet edhe nga klube të tjerë, përfshirë PSG-në. Mendy është 24 vjeç dhe ka një projeksion të madh në treg.

Sergi Roberto-Emerson dhe Wagué
Titullari katalanas është i ri, 26 vjeç, dhe ka Semedo si zëvendësues. Sidoqoftë, klubi dëshiron ta përforcojë më tej këtë pozicion. Barcelona ka siguruar Emerson, 20 vjeç. Ajo, gjithashtu, ka Wagué.

Rakitic dhe Busquets-De Jong dhe Rabiot
Të dy lojtarët janë 30 vjeç. E ardhmja e mesfushorit kroat nuk është e qartë. Pozicioni i tij ndihet i rrezikuar nga përforcimet e reja. Bartomeu nxitoi të mbyllte kontratën me holandezin De Jong, 20 vjeç, këtë dimër, për shkak të frikës se PSG do ta rrëmbente atë. Edhe Rabiot, 23 vjeç, është ende në axhendën e merkatos katalanase.

Luis Suarez-Jovic
Uruguajani është 31 vjeç dhe natyrisht supozohet se klubi duhet të kërkojë një zëvendësues për të. Sulmuesi serb, 21 vjeç, është në axhendën e Barcelonës.

Related posts

RENDITJA E UEFA-S/ Inter-i shkon në vendin e 5-të, ndërsa Juventus…

Delo.autor

“DERBI DO TË JETË NJË PROVIM”/ Pioli: S’e kam zili Conten! Mungon Rebic, Ibra i karikuar

Delo.autor

FITORJA NË “NIKO DOVANA” NUK MJAFTON/ Teuta eliminohet nga Europa League

Delo.autor

Leave a Comment