Futboll Sport

Kapiteni i PSG-së u kërkon falje tifozëve: Ishte një turp i vërtetë

Paris Saint-Germain ka pësuar një tjetër zhgënjim në Champions League.

Kampionët në fuqi të Francës janë eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube nga Manchester United, duke shpërdoruar avantazhin 2-0 të siguruar në ndeshjen e parë.

Kapiteni i PSG-së, ThiagoSilva, ka shprehur të gjithë hidhërimin e tij në përfundim të ndeshjes.

“E kam shumë të vështirë të flas. Është një turp i vërtetë”, ka thënë braziliani.

“Ne luajtëm shumë mirë në fushën e tyre, por nuk bëmë në shtëpinë tonë atë për të cilën kishim folur para ndeshjes. Po luanim mirë, por gjithçka ka mbaruar tani. Ky është futbolli. I kërkoj tifozëve të na falin”, deklaroi braziliani.

Related posts

PËRGATITJET PËR SUPERIORE/ Kastrioti gjen sulmuesin, firmos Carls Atsina (FOTO)

Isa.Autor

Pas pezullimit të Carvajal, zbulohet se cili mbrojtës do e mbulojë Neymar-in

Q.Autor

Befason Raikkonen/ Piloti finlandez gati të lërë Ferrari-n për një sport tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment